Një studim i udhëhequr nga specialisti i fëmijëve Matthew Melmed zbuloi se pjesa më e madhe e prindërve e mbivlerësojnë aftësinë e fëmijëve të vegjël për vetëkontroll.
Pritshmëritë e mëdha të prindërve mund të bëhen kritike për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës sepse nëse një prind pret më shumë se ç’duhet nga fëmija, atëherë ai do të zhgënjehet e për rrjedhojë do të ndëshkojë fëmijën. Kjo situatë do të bëhet stresuese edhe për fëmijën edhe për prindin dhe do të ndikojë në gjendjen emocionale.
Rezultatet e studimit tregojnë:
• 56 për qind e prindërve besojnë se fëmijët kanë kontroll për t’i rezistuar dëshirës për të bërë diçka të ndaluar para moshës 3 vjeçare.
• 36 për qind besojnë se fëmijët nën moshën 2 vjeç kanë këtë lloj vetëkontrolli.
• 43 për qind e prindërve mendojnë se fëmijët janë në gjendje të ndajnë lodrat dhe të respektojnë radhën me bashkëmoshatarët përpara moshës 2-vjeçare.
• 24 për qind e prindërve besojnë se fëmijët kanë aftësinë për të kontrolluar emocionet e tyre, të mos zemërohen kur nuk iu plotësohet një dëshirë që në moshën 1-vjeçare.
• 42 për qind besojnë se fëmijët e kanë këtë aftësi kur bëjnë 2 vjeç.
E vërteta:
• Vetëkontrolli në të vërtetë zhvillohet në mes 3 dhe 4 vjeçare dhe do shumë vite që të përforcohet.
• Kontrolli emocional gjithashtu nuk do të zhvillohet deri në moshën 3-4 vjeçare.
Pas këtij sondazhi, Melmed jep një mesazh për të gjithë prindërit se vitet e para të jetës së fëmijës duhet t’i dedikohen mësimdhënies dhe jo ndëshkimit./pernenat.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...