Kapiteni i Real Madrid i ka kërkuar Florentino Perez-it që të marrë portierin e Manchester United, David De Gea, sipas “Don Balon”.
Ramos dhe De Gea janë të grumbulluar bashkë në kombëtare dhe kanë luajtur në miqësoren e luksit të barazuar 1-1 me Gjermaninë të premten në mbrëmje. Dhe mbrojtësi është i sigurt se numri 1 i Spanjës dëshiron të largohet nga United në fundin e sezonit.
Portieri ka qenë shumë afër “Los Blancos” në 2015-ën, por operacioni ka dështuar në minutat e fundit për shkak të një mosfunksionimi të faksit dhe De Gea vendosi të rinovojë me “Djajtë”.
Por, sipas Ramos, portieri ka humbur durimin tek United dhe kërkon të transferohet te një klub që lufton për çdo trofe. United është në vendin e dytë në Premier League, por 16 pikë larg Manchester City-it dhe është eliminuar në 1/8-at e Champions League nga Sevilla.
De Gea ka qenë lojtari më i mirë i tre sezoneve të fundit i Manchester United, por nuk ka arritur të fitojë një titull në Premier që nga koha kur Alex Ferguson është larguar. Ramos synon të përfitojë nga kjo situatë dhe ta marrë te Real-i.
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë