Prej 3 javësh, hidrocentralet mbi Lumin Drin kanë bërë shkarkime të konsiderueshme dhe e gjithë sasia e ujit ka përfunduar në Lumin Buna, lumë që ka përmbytur pjesën e Nënshkodrës.
Sot shkarkimet kanë rënë ndjeshëm dhe kjo është ndjerë edhe në Nënshkodër, ku niveli i ujit ka nisur të bjerë.
Uji ka nisur të terhiqet me 20 cm nga zonat e përmbytura. Gjithashtu, tërheqja e ujit ka nisur edhe në zonat periferike të qytetit, ashtu edhe në zonen e pedonales pranë Urës së Bunës, ku një ditë më parë kishte prezencë uji.
Ndryshe nga disa ditë më parë, disa zona si rruga e Dajçit apo Velipoja, mund të kalohen edhe me automjete.
Po ashtu, kanë mbërritur edhe ndihmat e para nga jashtë vendit për zonat e përmbytura: 500 pako me ushqime dhe 18.5 ton koncentrat nga qeveria turke.
Përmbytja e deritanishne në Nënshkodër e qytetin e Shkodrës izoloi nga uji 500 shtëpi, përmbyti rreth 50 banesa e mbi 5 mijë ha tokë./TCH/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...