Ndërsa jugu i Shqipërisë po vuan nga përmbytjet për shkak të reshjeve intensive të shiut, në veri, verilindje dhe juglindje të vendit vijon avaria nga reshjet e dëborës.
Policia e Shtetit njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë nëpërmjet rrugës së Kombit, se në orët e fundit janë dendësuar reshjet e dëborës dhe për këtë shkak qarkullimi në Rrugën e Kombit duke filluar nga Mirdita deri në Morinë, këshillohet të kryhet me zinxhirë.
Në Rrugën e Kombit aktualisht po punojnë katër borë pastruese.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente për të monitoruar trafikun e mjeteve, për të dhënë ndihmë automobilistike si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e saj në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale. /oranews/
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...