
Soccer Football - Argentina Training - City Football Academy, Manchester, Britain - March 20, 2018 Argentina's Lionel Messi during training Action Images via Reuters/Jason Cairnduff
Sot (e premte) është ndeshja ndërmjet Argjentinës dhe Italisë në Etihad, por Argjentina është në mungesë të superyllit Lionel Messi.
Messi është lënë jashtë fushës për këtë ndeshje duke dëshpëruar tifozët në Manchester që kanë ardhur me shpresën për të parë nga afër sulmuesin e Barcelonës, hat-tricku i të cilit kundër Ekuadorit i ndihmoi Argjentinës për të përfunduar në vendin e tretë në mënyrë për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror 2018, transmeton portali arbresh.info.
Por, pse është duke munguar Lionel Messi te Argjentina?
Ylli i Barcelonës ka dëmtuar një muskul në kofshë të këmbës, por mund të paraqitet në ndeshjen e së martës kundër Spanjës.

“Kam ardhur këtu duke u ndier në siklet, isha në stërvitje normal por në ditën e fundit nuk ndihesha rehat dhe vendosa për të sqaruar gjithçka për atë që vjen”, ka thënë Messi para ndeshjes.
“Doja të luaja, por siç e kam thënë më parë, këtu është një rrugë ende e gjatë për të bërë. Ne kemi gjëra të rëndësishme në klub, unë shpresoj që do të përmirësohen dhe do të luaj ndaj Spanjës”
Ndërkohë, Sergio Aguero është mungesa tjetër e kësaj miqësore dhe lojtari nuk do të jetë në dispozicion as për miqësoren e ardhshme të Argjentinës./arbresh.info/
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus
Gjykata e Pejës e liron Akil Gjakovën nga akuza për dhunë në...
Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj për lidhjet e tyre me IS...
Presidenti i Letonisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Vritet me thikë një person në Tiranë, sherri ndodhi brenda n...