Ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë – Serbi, Federica Mogherini është takuar me presidentin kosovar, Hashim Thaçi, pasi që paraprakisht kishte takuar atë serb, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim po zhvillohet para takimit të përbashkët të tyre.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, shkruan lajmi.net.
“Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para takimit të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Kocijançiq.

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...