Reperi Fero është duke u intervistuar në polici Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj.
Zëdhënësja tha se i dyshuari po intervistohet pas raportimit të një personi, i cili ka thënë se është kanosur nga reperi. “
Rreth orës 13:30 ne Stacionin Jugu në Prishtinë është hapur një rast – kanosje nga viktima, i cili ka raportuar se është kërcënuar nga 3 persona të dyshuar.
Ata janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u intervistuar. Te njëri prej të dyshuarve Policia ka gjetur dhe konfiskuar një elektroshok”, tha zëdhënësja e Policisë.
Gjatë ditës, Policia konfirmoi se ka arrestuar katër persona të dyshuar për sulm ndaj reperit gjilanas Fero. Të dyshuarit D.D. (1999), A.S. (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998) janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt pasi janë marrë në pyetje./Kallxo.com
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...