Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka komentuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës.
“Kuvendi i Kosovës ka ushtruar të drejtën e vet që të vendosë në një temë. Disa ligje janë që kërkojnë vetëm shumicën e atyre që janë prezentë, disa ligje kërkojnë votën e 2/3 se janë të nivelit të marrëveshjeve ndërkombëtare”.
“Kosova ka miratuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Me këtë ligj, Kosova ka përfshirë raportin e Komisionit Shtetëror i njohur ndryshe si Komisioni Bulliqi, po ashtu edhe deklaratën e dy presidentëve që krijon mundësi për korrigjim, atje ku ka pasë vërejtje”.
“Është respektuar e drejta në vendimmarrje, është perspektivë për Kosovën. Qytetarët e Kosovës janë një hap më afër të drejtës për me lëvizë lirshëm por besoj se edhe e drejta në territor është ruajtur”, ka thënë i pari i ekzekutivit në bashkëbisedimin me të të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në “Javën e Gruas”, në Info Magazine.
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...