Situata në zonën e përmbytur në Shkodër vazhdon të jetë e rënduar ndaj Ministria e Mbrojtjes ka shtuar forcat operacionale dhe mjetet në ndihmë të banorëve.
Përveç forcave operacionale aty ka arritur dhe një grup i batalionit komando në ndihmë të banorëve.
Siç raporton Bashkia e Shkodrës, gjatë natës janë rrëzuar disa shtylla elektrike, për shkak se prej ditësh janë të mbuluara nga uji dhe për rrjedhojë fshatra të tëra janë pa energji elektrike.
Sipërfaqja e përmbytur vazhdon të jetë rreth pesë mijë hektarë tokë dhe 400 shtëpi janë të rrethuara nga uji.
Ministria e Mbrojtjes raporton se gjatë natës janë vendosur mbi 2 mijë thasë me rërë në argjinaturën e Pentarit, shkruan Tv Klan.
Rrugët Shirq-Darragjat, Belaj-Pentar, Bishti i Qarrit dhe Urrela janë të bllokuara. Në disa shkolla, në ambientet e brendshme ka prezencë uji.
Kurse në qytetin e Shkodrës në zonën e Livadheve ndodhen mbi 70 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Në Anën e Malit ujësjellësit janë jashtë funksionit dhe banorët kanë nevoja urgjente për furnizimin me ujë të pijshëm.
Një lagje në Obot është plotësisht e bllokuar. Në Bërdicë gjithashtu janë shtuar problemet.
Në rrugën nacionale ka dalë uji dhe kërkohet ndërhyrje.
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?