Manchester United dhe Barcelona kanë një garë të nxehtë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Atletico Madrid, Antonie Griezmann, shkruan indeksonline.
Mirëpo në një intervistë, shoku i tij i skuadrës, Diego Costa ka bërë të ditur se sulmuesi francez nuk po shkon askund dhe se do të qëndroj në kryeqytetin spanjoll.
“Ai e di se ne e duam atë, se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai është ende me ne dhe ai nuk më ka thënë se po shkon akoma,” tha Costa.
“Unë do të isha i lumtur që ai të qëndrojë, të gjithë duhet të kërkojnë të mirën për veten e tyre, por sipas mendimit tim, më e mira për të është të qëndrojë”.
“Ai më thirrte çdo ditë për të më thënë të kthehesha në Atletico dhe tani ai nuk do të më lërë.
“Kjo nuk mund të jetë, ai do të qëndrojë.” /IndeksOnline/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran