Policia e Kosovës e ka konfirmuar se pesë deputetë janë shoqëruar në mbajtje.
Policia thotë se referuar situatës dhe rrethanave të krijuara pas pengimit të mbajtjes së seancës parlamentare, duke hedhur për herën e tretë gaz lotsjellës nga deputet të caktuar brenda në seancë, Policia e Kosovës, bazuar ne vendimin e kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka ndërmarrë veprime profesionale për zbrazjen dhe kontrollimin e sallës së Kuvendit.
Fillimisht Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve të sajë të autorizuar për punë brenda në Kuvend, ka kërkuar nga deputetët që në mënyrë të drejtë, vullnetare të dalin nga salla e Kuvendit ashtu siç kërkohej me vendim të kryesisë së Kuvendit të RKS-së.
Mirëpo, një gjë e tillë për lirimin e sallës së Kuvendit është refuzuar nga disa deputet, Policia e Kosovës është detyruar që të veprojë për zhvendosjen, e deputetëve nga salla, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.
Po ashtu bazuar në urdhëresën e Prokurorisë, Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici pesë (5) persona, deputet të cilët dyshohet se kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e parlamentit.
Për sqarim të opinionit Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saja, duke përfshirë edhe arrestimet e bëra i realizon vetëm me urdhëresë të prokurorit kompetent, e jo të ndonjë institucioni tjetër.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset s...
Ambasada Amerikane përkujton 18-vjetorin e njohjes së Kosovë...