Të uritur dhe të varfër, dhjetëra mijëra viktima të krizës së pafavorshme politike dhe ekonomike të Venezuelës janë duke u përpjekur që të bëjnë një jetë më të mirë në Brazil.
Edhe pse kërkojnë një shpresë për jetë, ata nuk e njohin gjuhën, shpesh hasin në pengesa të mëdha dhe shumë pak qytete kufitare i kanë pranuar ata, transmeton portali arbresh.info
Shumë prej tyre kanë arritur në kufirin verior të Brazilit, të dobët nga uria dhe pa para për hotel, ushqim apo për udhëtime me autobus.
Disa nga të intervistuearit kanë theksuar se ata nuk asnjë kacidhe për të blerë bukë dhe se janë të dëshpëruar.
Venezuela është goditur nga një krizë financiare për shkak të politikave që po bën presidenti i vendit, Nicolas Maduro.
Shumë venezuelas nuk kanë mundësi as të marrin trajtime mjekësore të nevojshme për shkak të krizës në vend./Arbresh.info/
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...