Edin Dzeko insiston se Roma nuk ka asgjë për të humbur kundër Barcelonës duke theksuar faktin që nuk do të ketë presion në skuadrën e tij.
“Giallorossët” janë konsideruar si njëra nga skuadrat më të dobëta që kanë mbetur në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, por Dzeko beson që ky mentalitet i dobët mund t’i ndihmojë skuadrës së tij, transmeton portali arbresh.info.
“Ne do të japim gjithçka që jemi dhe shpresojmë për më të mirën”, ka thënë kroati në një intervistë për ‘Novi List’. “Nëse ne luajmë sërish si një skuadër dhe nëse ne japim gjithçka atëherë mund të bëjmë diçka”
“Ne do të luajmë pa presion. Ne nuk kemi asgjë për të humbur këto ndeshje kundër Barcelonës, ne kemi diçka vetëm për të fituar”
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Camp Nou më 4 prill, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet në Olimpico më 10 prill./arbresh.info/
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...