Deputeti Ramiz Kelmeni ka treguar sonte se nuk do e votoj demarkacionin me Malin e Zi pasi është kërcënuar ai dhe familja e tij.
“Kam pasur edhe kërcënime personale, ndaj anëtarëve të familjes”, tha Kelmendi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në emisionin ‘DPT te Fidani’, Kelmendi ka rrëfyer se familjarët e tij kanë marrë kërcënime nëse ai do të votonte demarkacionin me Malin e Zi.
“I kanë çuar për të më thënë, edhe anëtarëve të familjes, se nëse babai yt voton demarkacionin, ki parasysh ku do të jesh ti”, theksoi ai.
Kelmendi nuk u beson organeve të drejtësisë, prandaj nuk pranoi të tregoj se kush e ka kërcënuar.
“S’mund ta them kush, se s’zgjidhet asgjë nëse tregoj”, tha Kelmendi.
“Unë kam edhe kërcënime prej ‘Syrit të Popullit’ edhe prej këtyre të demarkacionit”, tha ai.
Kelmendi nuk do të marrë pjesë në seancën e së martës e thirrur për në orën 16:00./Express/
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...