Analisti Arjan Curri tha sot në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili se radhën për t’u arrestuar për çështje javësh e ka një tjetër kryebashkiak, por në Jug të vendit.
“Kjo fushatë do të karakterizohet me arrestime të bujshme. Ndjej keqardhje dhe për këtë rast PD do e ketë të vështirë të fitojë këtë bashki ne Lezhe për shkak të goditjes. Loja nuk do lihet vetëm me kreun e bashkisë së Lezhës, pasi sipas logjikës time dhe të dhënave shumë shpejt një kryetar i një bashkie të jugut të Shqipërisë do të arrestohet. Ai është në siglën e PS, por e ka humbur mbështetjen”- tha Curri .
Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, theksoi se mund të jetë një kryebashkiak që Rama nuk i ka punët mirë dhe se mund të jetë vënë nga Koço Kokëdhima.
Salianji shkoi me tej dhe tha se e arrestuar mund të jetë kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka.
“Padyshim që nëse ka një rast që do sulmojë Rama, do jetë ndonjë kundërshtar i jashtëm, ose i brendshëm, që mund ta ketë vënë Koço. Mund të jetë e Sarandës. Fakti që po paralajmërohen arrestime në tv, duken sesa serioze janë gjëra”- tha ai./opinion/
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...