Duke folur në Bruksel, pas takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se shtetet anëtare të Aleancës së sigurisë janë të bashkuar në dënimin e sulmit dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për hetimet që po zhvillohen për këtë incident.
“Përgjigjja e Rusisë deri më tani ka shfaqur një shpërfillje të qartë të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, ka thënë Stoltenberg.
Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, pasi iu ekspozuan një agjenti nervor më 4 mars.
Britania thotë se ish-spiuni rus dhe vajza e tij i janë ekspozuar një agjenti nervor të prodhuar nga sovjetikët të quajtur Novichok dhe fajësojnë Moskën për sulmin. Rusia mohon çdo përfshirje në këtë incident.
Stoltenberg ka thënë se aleatët e NATO-s “vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Rusisë që të ofrojë detaje për programin Novichok tek Organizata te Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike”. (REL)
Rubio: SHBA-ja, e përkushtuar për forcimin e lidhjeve të for...
Bassuener: Kosova t’i shohë interesat afatgjata, t’i ruajë a...
Gjyqtarët dalin nga parketi në ndeshjen Bashkimi – GO+ Peja,...
Prishtina e Re me reagim të fortë, thotë se dy futbollistët ...
Izraeli miraton propozimin për të regjistruar tokat e Bregut...
Arrestohet vrasësi i Kevin Muharremit në Itali, është poasht...