Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se epidemia e difterisë në Jemenin e shkatërruar nga lufta është përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin dhe se janë infektuar më shumë se 1.300 persona.
OBSH ka njoftuar se fëmijët dhe gratë përbëjnë afër 80 për qind të rasteve të evidentuara të difterisë ndërkaq deri më tani kanë vdekur mbi 70 persona.
Difteria, e cila fillimisht u shfaq në Jemen në tetor të vitit të kaluar, është një sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale që kryesisht sulmon fytin dhe organet e frymëmarrjes.
OBSH-ja njoftoi të premten se fushata e vaksinimit për 2.7 milionë fëmijë të Jemenit ka përfunduar në 11 provinca.
Jemeni është arenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014. Lëvizja rebele kontrollin kryeqytetin Sana dhe disa rajone të rëndësishme të vendit ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit, vepron nga qyteti port i Adenit.
Nga konfliktet janë shkatërruar disa shërbime publike të rëndësishme, si rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit. Prandaj Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar situatën në Jemen si “një nga katastrofat më të rënda humanitare në botë në kohët moderne”./AA/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë