Dy golat nga Lionel Messi kundër Chelseas mbrëmjen e së mërkurës bënë që ylli t’i bashkohet Cristiano Ronaldos si lojtari i vetëm me mbi 100 gola në Ligë të Kampionëve, dhe tifozët e Barcelonës besojnë se superylli i tyre mund të arrijë rivalin e tij që ka 117 gola në këtë kompeticon.
Në një sondazh nga ‘Marca’ prej 63 mijë votuesve, 70 për qind e lexuesve nga faqja spanjolle dhe 55 për qind e lexuesve nga faqja angleze, kanë thënë që Messi do të barazoj rekordin nga Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.
Mosha më e re e argjentinasit, Messi 30 vjeçar – ndërsa Ronaldo 33, është duke i cituar si një arsye kryesore pse ai mund të barazoj rekordin nga Ronaldo.
Messi ka shënuar 100 gola brenda 123 paraqitjeve, dukshëm më shpejtë se Ronaldo që ka shënuar 117 gola brenda 148 paraqitjeve.
Të dy mund të vazhdojnë të realizojnë edhe më shumë gola në këtë kompeticon ku Barcelona e Messit do të përballet në çerekfinale kundër Romas, ndërsa Real Madridi i Cristiano Roanldo do të takohet sërish me Juventusin./arbresh.info/
Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj për lidhjet e tyre me IS...
Presidenti i Letonisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Vritet me thikë një person në Tiranë, sherri ndodhi brenda n...
Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, pë...
Moti i keq mbyll aeroportet e Vjenës dhe Munihut
Në mars do të hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK