Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës, ku një person është vrarë nga një i afërm me sëpatë.
Policia ka bërë të ditur se ka gjetur të pajetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A.V., 37 vjeç. Ndërkohë policia ka vënë në pranga Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Sipas policisë, dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndërruar jetë./Top Channel
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...