Ish presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma do të përballet me 16 akuza të korrupsionit, bën të ditur kryeprokurori Shaun Abrahams.
Abrahams tha se besonte se kishte “shanse të arsyeshme për një ndjekje të suksesshme”, transmeton portali arbresh.info
Akuzat – të cilat Zuma e mohon – përfshijnë akuza për mashtrim, shantazh dhe pastrim parash.
Zuma, 75 vjeç, u detyrua të japë dorëheqjen si president muajin e kaluar nga partia e tij, Kongresi Kombëtar Afrikan në pushtet (ANC).
Ai ishte duke u përballur me votimin e nëntë të mosbesimit në parlament para se të largohej nga zyra.
Akuzat lidhen me një marrëveshje armësh qeveritare prej 30 miliardë dollarësh në fund të viteve 1990, përpara se të bëhej president.
Furnizuesi francez i armëve Thales do të përballet me akuza, tha një prokuror. Thales nuk pranoi të komentojë, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Zuma thuhet se ka kërkuar ryshfet nga Thales për të mbështetur një mënyrë jetese ekstravagante./Arbresh.info/
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026