Në fund të seancës maratonë të ditës së sotme në Parlament, do të miratohen edhe emrat e deputetëve që do të përbëjnë komisionin hetimor për veprimin dhe mos veprimin e institucioneve rreth çështjes së drogës, përfshirë edhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Nga Partia Socialiste, anëtarët do të jenë: Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino.
Nga opozita, PD ka 4 anëtarë: Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Flamur Noka dhe Edi Paloka, ndërsa një është i LSI, Endrit Brahimllari.
Sipas rregullores, opozita ka kryetarin e komisionit, ndërsa Partia Socialiste ka shumicën në komision./Top Channel
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike