Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka thënë se ka pranuar një ofertë nga një klub kinez dhe se do të vendos për të ardhmen e tij në fund të muajit prill.
33-vjeçari, i cili nënshkroi një kontratë jetësore me Barcelonën në muajin tetor të vitit të kaluar, është kërkuar nga skuadra Tianjin Quanjian e Super Ligës së Kinës, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse Tianjin lëshoi një deklaratë duke thënë se raportet nuk ishin të vërteta, Iniesta ka konfirmuar të mërkurën që skuadra kineze shtroi një ofertë për të siguruar shërbimet e tij.

“Unë duhet të vendosi gjithsesi para 30 prillit nëse do të qëndroj te Barcelona apo të shkoj në Kinë”, u ka thënë Iniesta gazetarëve pas fitores së Barcelonës me rezultat 3 me 0 në Camp Nou kundër Chelseas në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Unë duhet të mendoj se cila është gjëja më e mirë për mua dhe klubin”
Iniesta u rikthye nga lëndimi në kofshë të këmbës duke startuar në ndeshjen kthyese për t’i ndihmuar Barcelonës të arrijë në çerekfinale./arbresh.info/
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...
Izraeli ka filluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike t...
“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për sh...
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...