Kreu i diplomacisë kosovare dhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka përshëndetur miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Ai ka falënderuar gjithë spektrin politik në Maqedoni dhe ka thënë se është hap i rëndësishëm drejtë rrugës së integrimit në BE.
Postimi i plotë:
Lajm fantastik, miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Falenderim për gjithë spektrin politik në Maqedoni. Hap shumë i rëndësishëm për partnerin tonë Maqedoninë drejt rrugës së integrimit në BE.
Respektimi i të drejtave për të gjithë komunitetet, veqanërisht i shqiptarëve që përbëjnë një përqindje të lartë dhe përfaqesojnë komb shtetformues në Maqedoni, është veprimi më i duhur i mundshëm.
Urime.
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni