Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka kritikuar opozitën se nuk po i shikon zhvillimet pozitive që po i bënë Qeveria e Kosovës por vetëm të këqijat.
Isufi gjatë seancës së sotme parlamentare ka deklaruar se gjatë secilës qeverisjeje ka pasur ministra që kanë ditur të maskohen, ndërkohë që sipas tij, një kryeministër që flet drejtpërdrejt nuk ka pasur kurrë, raporton Arbresh.info.
“Kthjelluni pak e shikoni realiteti qoftë edhe nëse nuk ju pëlqen. Më habit që LDK-ja ka pasur durim ta dëgjoj tjetrin qoftë edhe nëse nuk është pajtuar por tash kryeministrin e vendit nuk e lë ta përfundoj fjalën që nuk është kulturë që ka pasur LDK-ja në këtë parlament. Ka pasur ministra që kanë ditur të maskohen, të mashtrojnë, por një kryeministër që flet drejtpërdrejt, që flet sinqertë edhe atëherë kur gabon nuk e keni pasur”, ka thënë Isufi./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...