Sulmuesi i Tottenham Hotspur dhe Anglisë, Harry Kane pritet të jetë jashtë fushës deri në muajin maj për shkak të lëndimit në kyç të këmbës.
Golashënuesi më i mirë në Premierë Ligë u detyrua të largohet nga fusha në fitoren 4 me 1 të skuadrës së tij ndaj Bournemouthit të dielën pas një përplasje me portierin Asmir Begovic që e lëndoi sulmuesin në kyçin e këmbës së djathtë, transmeton portali arbresh.info.
24-vjeçari i është nënshtruar disa skanimeve të hënë dhe derisa rezultati përfundimtar ende nuk është zbuluar, ‘The Mirror’ pretendon që “Spursët” kanë frikë që lojtari mund të mungoj gjashtë javë.

Kane lëndoi kyçin e këmbës së tij dy herë gjatë 18 muajve të kaluar duke munguar shtatë javë në shtator të vitit 2016 para se të shpenzojë edhe tri javë të tjera duke u trajtuar një vit më parë.
Në rast se mungesa deri në maj konfirmohet nga “Spursët”, sulmuesi do të mungoj në çerekfinale të FA Cup, katër ndeshje të Premierë Ligës dhe dy miqësoret e Anglisë./arbresh.info/
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...