Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi Raportin e Ndërmjetëm të Perspektivës Ekonomike.
Në raport, ku thuhet se gjatë vitit 2018 dhe 2019 ekonomia botërore do të shënojë rritje me 3,9 për qind.
Gjithashtu bëhet e ditur se Eurozona gjatë këtij viti do të shënojë rritje me 2,3 për qind dhe vitin e ardhshëm me 2,1 për qind.
Ndërsa ShBA-ja gjatë këtij viti do të shënojë një rritje me 2,9 për qind dhe vitin e ardhshëm me 2,8 për qind.
Në raport gjithashtu thuhet se vendi me rritje më të shpejtë ekonomike do të jetë India.
India gjatë këtij viti do të shënojë rritje me 7,2 për qind dhe vitin e ardhshëm me 7,5 për qind, Kina këtë vit do të rritet me 6,7 për qind dhe vitin e ardhshëm me 6,4 për qind.
Sipas raportit paraprak parashikimet për rritjen ekonomike të Turqisë vitin e kaluar nga 6,1 u revizionuan në 6,9, ndërkaq për këtë vit nga 4,9 u revizionua në 5,3%, ndërsa për vitin 2019 nga 4,7 në 5,1%.
Në mes tjerash në raport theksohet se rritja e fortë ndiqet nga punësimet e reja, niveli i papunësisë në vendet e OECD-së është ulur në nivelin para krizës, posaçërisht u shënua rritje në punësim tek qytetarët e moshës 55-vjeç e sipër, por nuk është shënuar ndonjë rritje e dukshme në nivelin e punësimit të të rinjve.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...