Avokati i Popullit me anë të një komunikate reagon ndaj deklaratës që sot ka lëshuar Gjykata Kushtetuese lidhur me deklaratën e Avokatit të Popullit Sami Kurteshi sa i përket dyshimit të arsyeshëm që kryetari Enver Hasani dhe gjyqtarja raportuese Arta Rama-Hajrizi, kanë mashtruar publikun, duke fshehur faktin që gjyqtari Robert Carolan kishte përjashtuar veten nga shqyrtimi dhe vendimi i këtij rasti.
“Avokati i Popullit dëshiron të njoftojë opinionin dhe të theksojë se, pas kërkesave të ripërsëritura zyrtare për sqarimin e plotë të kësaj situate, kryetari Hasani dhe gjyqtarja Rama-Hajrizi kanë refuzuar të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit dhe të dalin me të gjitha faktet dhe dëshmitë lidhur me këtë çështje. Refuzimi i tyre për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit përbën shkelje të nenit 132, paragrafi 3, të Kushtetutës, i cili përcakton se: “Çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesë atij/asaj të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara në pajtim me ligj”, thuhet në komunikatë
Prandaj, Avokati i Popullit vlerëson se, edhe pas deklaratës publike nga Gjykata Kushtetuese, mbeten një sërë pyetjesh të pasqaruara:
(1) Përveç dy zyrtarëve të cilëve gjyqtari Carolan u ka dërguar e-mail më 12 nëntor 2014, kush tjetër brenda Gjykatës Kushtetuese ka qenë në dijeni, para publikimit të Aktvendimit, për kërkesën e gjyqtarit Carolan, për përjashtim nga procedura e rastit?
(2) Kujt tjetër i kanë komunikuar këta dy zyrtarë faktin që gjyqtari Carolan e kishte kërkuar përjashtimin e vet?
(3) Pse, një ditë pas dërgimit të e-mailit të gjyqtarit Carolan më 12 nëntor, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të përshpejtojë publikimin e Aktvendimit, duke mos pritur përfundimin e afatit dhjetëditor?
(4) Pse gjyqtari Carolan kishte nevojë që më 13 shkurt 2015, të sjellë personalisht tek Institucioni i Avokatit të Popullit letrën e tij që mban datën 2 shkurt 2015?
“Informimi i opinionit publik për këto dëshmi nga Avokati i Popullit, pas kërkesave zyrtare për sqarimin e dëshmive që Gjykata ka mashtruar opinionin publik për të fshehur mungesën e kuorumit, nuk quhet shantazh. Kjo quhet llogaridhënie, në një shoqëri të shëndoshë demokratike”, thuhet në reagim. /arbresh.info/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...