Optimist për zgjidhjen e kontestit të emrit
Ministri i jashtëm grek Kotzias, gjatë intervistës për median greke, potencoi se është shumë optimist që do gjendet një zgjidhje rreth kontestit të emrit me Maqedoninë ose FYROM-it, siç quhet nga pala greke. Është parashikuar ndryshimi i Kushtetutës në Shkup, dhe përveç kësaj emri i Maqedonisë do përdoret „erga omnes“ – pra në të gjitha rastet, ndërkombëtare dhe të brendshme. Kjo e fundit është kundërshtuar nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev për një intervistë dhënë “Der Spiegel”, njofton albinfo.ch. Pra në rast se emri i ri i Maqedonisë do jetë “Republika gorna Makedonija”, kjo duhet të përdoret e pa përkthyer në gjuhet tjera.
Zgjidhja e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, do i jepte fund bllokadës euro-integruese të Shkupit nga Athina.
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022