Një shqiptare, 38 vjeçe është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në zonën e Legnano në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00, në zonën pranë kampit sportiv të Canegrates, Legnano.
Nga të dhënat e para, zbulimi i gruas së vdekur është bërë pasi njerëzit e saj nuk kishin komunikuar me të, duke kërkuar ndihmën e policisë për të hapur portën.
Menjëherë në zonë kanë mbërritur policia dhe ambulanca. Policia ka hapur derën dhe ka gjetur gruan të shtrirë në dysheme.
Edhe pse ndihma e shpejtë ka qenë aty dhe ka ndërhyrë, nuk ka ishte e mundur që ajo të shpëtonte, kishte disa orë që kishte vdekur.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe po ndjek dy pista, atë të vetëvrasjes dhe të vdekjes natyre.
Mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare
Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë d...
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...
60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin e dje...
Jashari uron pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët myslimanë për...