Paris Saint Germaini ka treguar forcën ndaj rivalit të sotëm (e shtunë) në Liga 1.
Lideri i tabelës është duke udhëhequr me rezultat 4 me 0 ndeshjen në kuadër të xhiros së 29-të në Liga 1 kundër FC Metz pas vetëm 45 minutave lojë, shkruan portali arbresh.info.
Golin e epërsisë për skuadrën e Unai Emery e realizoi në minutën e 5′ të ndeshjes mbrojtësi i krahut të djathtë Thomas Meunier me një goditje të fuqishme.

Talenti 20 vjeçar Christopher Nkungu thelloi epërsinë e gjigantit francez duke realizuar dy gola të shpejta brenda tetë minutave. Mesfushori anësor dyfishoi epërsinë në minutën e 20′, ndërsa golin e dytë personal e realizoi në minutën e 28′ pas asistimit nga Di Maria.
Sensacioni Kylian Mbappe realizoi golin e katërt dhe të fundit brenda pjesës së parë.
Sulmuesi qendror për këtë takim gjeti portën në sekondat e fundit të kohës shtesë duke shënuar për 4 me 0./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat nga PSG:
https://streamable.com/eup47
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën