Nikolla Dodevski, kryetar i Odës së Avokatëve të Maqedonisë (OAM), thotë se reagimet e avokatëve janë spontane dhe të arsyeshme sepse vijnë si rezultat i Propozim-ligjit për noteri, ku avokatët mënjanohen.
Ai shprehet se nuk do të dëshironin aspak që të kishte nevojë për një grevë te avokatëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dodevski bëri të ditur se tashmë i janë drejtuar Qeverisë që të mos pranohet ky ligj, për të mbrojtur pozitën e avokatëve, duke shpresuar se kështu do të zgjidhet kjo çështje.
Përveç kërkesave, avokatët synojnë takim me Qeverinë për të shqyrtuar edhe çështje tjera me të cilat përballen.
Nëse ndodh që shteti nuk i pranon kërkesat e avokatëve që të mos u jepet përparësi noterëve, duke ua hequr ingerencat avokatëve, atëherë do të ketë grevë të avokatëve./Telegrafi/
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve