Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka thënë së ka shenja pozitive nga opozita për të votuar ratifikimin e Demarkacionit, shkruan arbresh.info.
Ai tha se ju duhen edhe disa vota, duke drejtuar gishtin nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kemi vazhdim të seancave parlamentare të martën dhe të mërkurë ndërsa ditën e enjte kemi seancë të rregullt. Presim me realizuar ma shumë. Shumë shpejt presim reflektim edhe të kolegëve opozitar ka shenja të mira. Po besoj që shumë shpejt do të arrijmë konsensusin.
Ai ka folur edhe për deputetë e Vetëvendosjes për të cilët ka thënë se pret reflektim edhe nga ta duke thënë se nuk dëshiron ti ndaj deputetët e këtij subjekti.
“Na duhen edhe disa vota. Vetëm pak reflektim të vetëvendosjes dhe do ta kalojmë demarkacionin.”/Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1716529691745449/
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...