Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka sjellë një rrëfim emocional për një grua të moshuar nga Drenica.
Rrëfimi bën fjalë për 92 vjeçaren nga fshati Kozhicë e Skënderajt, Raba Behrami, djali i të cilës u vra në ditën e parë të luftës në Qirez e Likoshan, e më vonë asaj i vranë edhe mbesën 20 vjeçare.
Veseli shkruan se përmes rrëfimit për jetën e saj, flet historia e nënave, grave e motrave tona, që krahas padrejtësive ekonomike, bartën mbi supet e tyre edhe vuajtjet nga shtypja e egër politike.
Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:
“Për 8 mars, bashkë me Violetën, ishim për vizitë te lokja 92 vjeçare, Raba Behrami, në Kozhicë të Skenderajt.
E mbetur pa përkrahjen e burrit, që i kishte vdekur shumë herët, nënëlokja megjithatë nuk u mposht asnjëherë. I rriti me mund e sakrifica tre fëmijët e saj, duke shpresuar gjithmonë për një të ardhme me të mirë për ta, por tragjeditë përsëri nuk ju ndanë jetës së saj.
Në shkurtin e vitit 1998, në ditët e parë të luftës në Qirez e Likoshan, ia vranë djalin e vetëm, të cilin priste ta martonte në qershorin e atij viti, ndërsa vitin tjetër, kriminelët serbë ia dhunuan e vranë mbesën 20 vjeçare.
Përmes rrëfimit për jetën e saj, flet e gjithë historia e nënave, grave e motrave tona, që krahas padrejtësive ekonomike, bartën mbi supet e tyre edhe vuajtjet nga shtypja e egër politike që ushtrohej mbi burrat e fëmijët e tyre. Flet historia e Kosovës. Ne kurrë nuk do të harrojmë. Ne kurrë s’do të ndalemi që ta bëjmë Kosovën vend me të ardhme të sigurt për fëmijët e saj, për nënat e motrat e tyre.”
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...