Valon Berisha ka shënuar dy gola të shpejta në ndeshjen e sotme (e enjte) kundër Borussia Dortmundit.
Salzburgu është duke udhëhequr me rezultat 0 me 2 në ndeshjen e parë si mysafirë në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori kosovar realizoi golin e epërsisë për skuadrën austriake në minutën e katërt të pjesës së dytë.

Reprezentuesi i përfaqësueses sonë u tregua i saktë në goditjen nga pika e bardhë në minutën e 49′ duke mposhtur portierin zviceran Roman Burki.
Goli i dytë erdhi në minutën e 56′ të ndeshjes. Berisha realizoi supergol pas asistimit nga Stefan Lainer.
Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në Signal Iduna Park./arbresh.info/
Shikoni më poshtë dy golat nga Berisha:
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje