Atletico Madridi dhe Lokomotiv Moscow kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë.
Vetëm katër ditë pas disfatës 1 me 0 nga Barcelona, Atletico Madridi synon t’i rikthehet fitoreve në takimin e sotëm (e enjte) si nikoqir kundër Lokomotic Moscow, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Diego Simeones është e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në Wanda Metropolitano, ku Chelsea dhe Sevilla janë dy klubet e vetme që i kanë shkaktuar humbje deri tani këtë sezon.
Skuadra ruse, e cila nis këtë takim pas paraqitjes pa gola kundër Spartak Moscow, ende nuk ka shijuar humbjen deri tani në Evropa Ligë këtë edicion.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 19:00./arbresh.info/

The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...