Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë hapjen e debatit parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional, raporton arbresh.info.
Gjatë kësaj seance Veseli ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përkrahur edhe fushatën e Albana Osmanit ‘Ti je një lule dielli’.
“Të nderuar deputetë, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Siç mund ta shihni, sot jemi veshur ndryshe nga ditët e zakonshme. Secili prej deputetëve ka një bluzë me një luledielli e cila simbolizon fushatën e nisur nga organizata “Ti je një luleduielli” që udhëhiqet nga Albana Osmani, të cilën sot e kemi këtu dhe e falënderojmë për këtë iniciativë humane e cila ka për qëllim ndihmën e fëmijëve të Kosovës që vuajnë nga sëmundjet e gjakut, leukemia dhe kanceri”, tha Veseli.
Po ashtu Veseli ka uruar të gjithë gratë për festën e 8 marsit.
Të pranishëm në Kuvend janë 67 deputetë./arbresh.info/
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...
Studentët serb protestojnë dhe përballën me policinë
Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 295 gjoba ...