Arsimtarët në të gjitha shkollat dhe universitetet në Shqipëri fetsojnë sot 7 Marsin, ditën kur përkujtohet ngjarja e rëndësishme historike e shënuar 128 vjet më parë, në mars 1887, ku në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.
Në këtë ditë të shënuar mësuesit në të gjithë vendin janë uruar edhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka zgjedhur 7 Marsin për të ndarë me publikun foto nga fëmijëria, kur edhe ai ishte një nxënës në shkollën fillore.
“Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik”, shkruan Meta në Facebook./gsh/

Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë