
Man City 1:2 Basel, notat e lojtarëve
Manchester City është mposhtur në ndeshjen kthyese të xhiros së 1/8-së në UEFA Ligë të Kampionëve nga Baseli.
Lideri në Premierë Ligë është befasuar në Etihad duke u mposhtur me rezultat 1 me 2, por pavarësisht disfatës ata kanë vazhduar në çerekfinale me një rezultat të përgjithshëm 2 me 5, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori anësor i Baselit, Michael Lang është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. 27-vjeçari është vlerësuar me notën 7.9 për paraqitjen solide dhe golin e epërsisë. Sulmuesi Mohamed Elyounoussi është vlerësuar me notë të lartë gjithashtu. Autori i golit të parë për mysafirët është vlerësuar me notën 7.7.
Te skuadra e Pep Guardiolas lojtari me notën më të lartë është Bernardo Silva (7.1), i cili asistoi në golin e shënuar nga Jesus pas tetë minutave lojë.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i Manchester Cityt, Zinchenko (5.9)./arbresh.info/

E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...