Megjithë pretendimet e përsëritshme që Moska kërkon të ndikojë në zgjedhjet afatmesme të vitit 2018, Presidenti amerikan Donald Trump këmbënguli se asnjë fuqi e huaj nuk do të dëmtonte materialisht integritetin e procesit zgjedhir të SHBA-ve.
“Ne do të kundërshtojmë çdo gjë që bëjnë ata”, tha Trump kur u pyet për mundësinë e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme gjatë një konference shtypi me kryeministrin suedez Stefan Löfven, transmeton portali arbresh.info
Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov ka hedhur poshtë pretendimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.
“Rusët nuk patën asnjë ndikim në votat tona, pa dyshim që kishte ndërhyrje, dhe ndoshta kishte edhe ndërhyrje tjera”, tha Trump.
Trump gjithashtu ka shprehur mbështetje për fletë votimet në mënyrë elektronike, ndërsa ato në letër i quajti “modë e kaluar”.
Kur u pyetën për kërcënimin e fuqive ndërkombëtare që ndikuan në politikën amerikane, Trump tha se ai “nuk do të fajësojë vetëm Rusinë” meqë vendet anembanë botës në mënyrë aktive kërkojnë të rrisin ndikimin e tyre në Uashington./arbresh.info/
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...