Kompania franceze me famë botërore e veshjeve, po zëvendëson ikonat e saj të logos, në secilin produkt që kishte një imazh krokodili.
Me idenë e saj më të re, Lacoste, po zëvendëson imazhin e vjetër me kafshë të tjera të rrezikuara në natyrë, për të përhapur vetëdijen për të tilla lloje dhe rreziqet që u kanosen.
Nga një bashkëpunim me Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, Lacoste paraqiti dhjetë dizajne të reja të këmishave të tyre ikonike, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=slNecZ_OhLw
Secila nga dhjetë kafshët e paraqitura është në prag të zhdukjes. Numri i polos të prodhuar për secilën seri korrespondon me madhësinë e mbetur të popullsisë në jetën e egër, shkruan USA Today, njofton Klan Kosova.
Sipas Lacoste, duke blerë këmisha, njerëzit po marrin pjesë në këtë mision të IUCN dhe Lacoste në luftën për ruajtjen e kafshëve të egra në mbarë botën.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania