Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Mladen Ivaniq, ka qëndruar për tri ditë në Kosovë me leje të autoriteteve të Kosovës.
Burime të kallxo.com nga Ministria e Punëve të Jashtme thanë se politikani serb i Bosnjës ka marrë leje për të qëndruar në Kosovë dhe se në pasaportën e tij është vendosur viza hyrëse e Kosovës.
Portali ka siguruar si dëshmi vizën e vendosur në faqen e pasaportës së Ivaniq.

Sipas burimit të MPJ-së, Ivaniq ka kërkuar leje dhe është pajisur me vizë të Kosovës për tri ditë, nga 3 deri më 5 mars.
“Ai sot e ka lëshuar Kosovën, por kërkesën për vizitë private e ka bërë në Zyrën Ndërlidhëse (të Kosovës) në Beograd, dhe Zyra Ndërlidhëse atje e ka transferuar kërkesën në Kosovë. MPJ i ka leju vizitën në Kosovë dhe e ka pajisë me vizë të Kosovës në kufi”, tha burimi nga MPJ.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, në Prizren, Ivaniq ka vizituar disa objekte fetare ortodokse dhe ka folur për qëndrimin e serbëve të Kosovës në vendbanimet e tyre.
“Është detyrë e të gjithë neve që punojmë në punë publike që të ndihmojmë dhe të jemi me njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi sepse qëndrimi i tyre këtu don të thotë shumë. Kosova dhe Metohija është e rëndësishme për popullin serb dhe ne duhet gjithmonë ta trajtojmë si popullin tonë”, ka thënë Ivaniq.
Ai e ka vizituar edhe fshatin Hoçë e Madhe në komunën e Rahovecit.
“Është ndjenjë e jashtëzakonshme ta shoh entuziazmin, dëshirën dhe forcën që njerëzit kanë për të qëndruar këtu”, tha Ivaniq gjatë qëndrimit në këtë fshat ku jetojnë rreth 700 serbë.
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...