Federata e Futbollit Italian ka bërë të ditur ndryshimet, që do të bëhen nga fillimi i sezonit 2018-19.
Serie A sezonin e ri do ta filloj nga data 19 gusht dhe do të përfundoj më 26 maj, shkruan arbresh.info.
Presidenti i CONI, Giovanni Malago, njoftoi këtë mbrëmje se do të ketë shumë ndryshime në sezonin e ardhshëm.
“Sezoni i ardhshëm i Serie A do të fillojë më 19 gusht dhe Superkupa Italiane do zhvillohet më 12 gusht”, tha ai.
“Vitin tjetër, do të ketë dy raunde të mesjavës më 26 dhe 3 prill, plus kemi miratuar formulën e një orari të krishtlindjeve, kështu që do të ketë ndeshje më 22, 26 dhe 30 dhjetor me sezonin që do të rifillojë më 20 janar”, vazhdoi ai.
“Sa i përket merkatos, ne kemi bërë disa ndryshime të rëndësishme. Merkato verore do të mbyllet më 18 gusht, 24 orë para fillimit të sezonit të Serie A. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në merkaton e janrit, e cila pritet të mbyllet më 19 janar”, përfundoi Malago. /arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...