Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku u caktua seanca e jashtëzakonshme për përjashtimin e Agjencionit Kosovar të Akreditimit nga EQAR, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur edhe për seancën e demarkacionit.
Ai ka thënë se seancë për demarkacionin do ta kemi shumë shpejtë duke mos dhënë një datë të saktë.
“Do ta kemi seancën shumë shpejtë edhe për demarkacionin dhe kjo çështje do të përfundojë, ka mundësi me u mbajt brenda këtyre ditëve por ka mundësi të shkojë javën tjetër”, është shprehur Veseli.
Kreu i Kuvendit ka theksuar se nuk duhet bërë gabimet e javës së kaluar.
“Nuk duhet t’i bëjmë gabimetr javës së kaluar. Besoj se do të kemi reflektim të secilit komunitet përshirë Listën Serbe dhe bashkërisht ta ratifikojmë demarkacionin”.
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...