Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se 20 vjet më parë në Prekaz u vendosën themelet e Lirisë së Kosovës.
Limaj ka thënë se në kohën kur popullit të Kosovës i ishte humbur shpresa dhe i ishte thyer morali, në skenë doli komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur një rinisje të madhe, e cila sipas Limajt, kulmoi me lirinë e Kosovës.
“Pikërisht, sakrifica e familjes Jashari në krye me Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.
Më tutje, Limaj thotë se më 5 mars nisi Epoka e Lirisë së Kosovës.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për Adem Jasharin dhe familjen e tij. Lavdi të gjithëve dëshmoreve të Kombit”, përfundon shkrimi i Limajt.
Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për t...
Netanyahu kërkon rezultate të shpejta/ SHBA dhe Izraeli, qën...
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin inaugurues t...
Dogana zbulon 40 tonerë të padeklaruar në Vërmicë, vlera rre...