Liverpooli arriti ta mposht Newcastle me shumë lehtësi duke fituar me rezultat 2 me 0, për ta rikthyer pozitën e dytë në tabelë.
Liverpool tani ka grumbulluar 60 pikë, 15 më pak se lideri Manchester City, por një më shumë se rivali Manchester United, pas fitores 2-0 në “Anfield” ndaj Newcastle,
Në një ndeshje të javës së 29-të të Premierligës, djelmoshat e Jurgen Klopp e treguan superioritetin e tyre ndaj skuadrës së 16-të në renditje, duke e dominuar plotësisht.
Liverpooli kaloi në epërsi vetëm pas 40 minutave lojë përkundër sulmeve të shpeshta, kur Mohamed Salah e konvertoi në gol pasimin e Oxlade-Chamberlain në minutën e 40-të.
Në fillim të pjesë së parë, “Të kuqtë” realizuan një aksion të bukur, i cili u mbyll me një super gol të Sadio Manes.
Me këtë humbje, Newcastle, vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme që e rrëzon nga liga, pasi edhe pse e 16-ta, ka vetëm 29 pikë, dy më shumë se Crystal Palace dhe Stoke City që kanë nga 27 secila në vendet 18 dhe 19 përkatësisht. /arbresh.info/
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...