Napoli dhe AS Roma kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A.
Gara më e ashpër në Serie A për titull gjatë viteve të fundit mund të pësojë një ndryshim kur dy gjigantët italian të përballen në San Paolo mbrëmjen e sotme (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët shpresojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa Roma kërkon të siguroj pozitën top katërshe.

Skuadra e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj, i cili nis këtë takim si startues, është në formë të shkëlqyer pasi ka fituar dhjetë ndeshjet e tyre të fundit. Në rast të fitores, ata do të kenë katër pikë më shumë se Juventusi.
Nga ana tjetër, shanset e AS Romas për top katërshe janë goditur vazhdimisht për shkak të një fillimi ndryshe në këtë vit.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne
Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; Under, Dzeko, Perotti
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore