Dy gjigantët në Serie A, AC Milani dhe Interi kanë zbuluar skuadrat e tyre për derbin e së dielës.
Milani është në mungesë të Ignazio Abates dhe Luca Antonellit, ndërsa Broja Valero vazhdon të jetë në dyshime te Interi për derbin “Della Madonnina”.
“Rossonerët” janë në mungesë të mbrojtësit qendror Abate, Antonellit dhe mungesës afatgjate Andrea Conte për shkak të lëndimeve, ndërkohë që Marco Storari rikthehet në bankinë, transmeton portali arbresh.info.
Luciano Spalleti ka thirru të ftuar të gjithë skuadrën e Interit, por Broja Valero vazhdon të jetë në dyshime për shkak të një inflamacioni muskulor.
Mauro Icardi dhe Joao Miranda janë rikthyer dhe janë të gatshëm për një pozitë në formacionin startues.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Skuadra plotë e AC Milan kundër Interit: A Donnarumma, G Donnarumma, Storari; Bonucci, Calabria, Gomez, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata; Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Locatelli, Kessie, Mauri, Montolivo; Borini, Cutrone, Kalinic, Andre Silva, Suso
Skuadra e plotë e Interit Kundër AC Milanit: Handanovic, Padelli, Pissardo; Lisandro Lopez, Joao Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar; Gagliardini, Rafinha, Vecino, Borja Valero, Emmers, Brozovic; Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva
Alkmaar në epërsi ndaj Dritës pas pjesës së parë
Kurti: Qendra Multifunksionale në Podujevë ka vlerën prej af...
Kosovës iu referua si “Metohia”, VLEN: Korrigjohen gabimet n...
Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut: Përgjegjësi e lartë dhe mi...
Rama përgëzon Brahon pas zgjedhjes së tij si drejtues i SPAK...
Faton Peci lë postin e ministrit, falënderon Kurtin dhe ferm...