Raundi i ri i bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do të zhvillohet shumë shpejtë.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin shefi i ekipit negociator të palës kosovare, Avni Arifi.
Arifi thotë se një përgjigje decidive rreth datës së saktë të vazhdimit të këtyre bisedimeve mund ta jap zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.
“Besoj se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të vazhdojnë shumë shpejt, ndërsa një përgjigje më të saktë për këtë do ta merrni nga Maja Kocijançiç”, ka thënë Arifi.
Ndryshe, zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq. përmes një deklarate të dhënë para disa ditësh, kishte bërë të ditur se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, i mbajtur më 26 shkurt, u zhvillua në frymë mjaft konstruktive.
Sipas saj, palët janë dakorduar për rifillimin e bisedimeve gjatë muajit mars, ku do të diskutohen temat rreth zbatimit të Marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, IBM-në, Asociacionin e Komunave Serbe, urën kryesore në Mitrovicë, si dhe energjinë./Telegrafi/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran