Raportimi se kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj dhe Lista Serbe, janë pajtuar që të votohet ratifikimi i demarkacionit me kushtin që të formohet komuna e Gorës po del të jetë krejtësisht i pavërtetë.
Kështu të paktën ka konfirmuar për “Indeksonline”, deputetja boshnjake nga grupi 6+, Duda Balje.
Ajo ka zhvilluar një takim me shefin e ekzekutivit kosovar ku ky i fundit ia ka sqaruar se s’ka kurrfarë kompromisi ndërmjet qeverisë dhe Srpska-s që të ketë ndonjë konkretizohet rreh kësaj ideje.
Megjithatë, Balje theksoi se edhe nëse Gora bëhet komunë, nuk do të lejojnë asnjëherë që të jetë ‘nën ombrellën’ e serbëve, përkatësisht Asociacionit me Shumicë Serbe.
“Haradinaj s’ka qit kësi kushti, s’di qysh ka dal në media. Mendojë se nuk është e drejtë. Pra, edhe nëse formohet komuna duhet të respektoj ligjet e Kosovës e jo të tjerëve”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Gora e cila gjendet afër kufirit më Shqipëri ka tri lloje të nacionaliteteve; Shqiptarët, goran dhe boshnjakë. /Indeksonline/
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq