“Në rend të parë kjo është dukuri që tregon mjerimin në Kosovë, ku dominon agjenda politike. Është obligim ligjor që nëse KEDS ka mungesë të energjisë elektrike, të blejë dhe të furnizojë vazhdueshëm me rrymë”
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka kritikuar ashpër KEDS-in për mënyrën si e ka menaxhuar mungesën e energjisë elektrike, që dëmton drejtpërdrejt bizneset vendore.
Ai ka bërë thirrje që kjo të jetë e fundit herë që ngjarje të tilla janë pjesë e realitetit kosovar duke kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të jetë e vëmendshme kur ka zhvillime të tilla.
“Në rend të parë kjo është dukuri që tregon mjerimin në Kosovë, ku dominon agjenda politike. Është obligim ligjor që nëse KEDS ka mungesë të energjisë elektrike, të blejë dhe të furnizojë vazhdueshëm me rrymë”.
“Ky është një mesazh shumë negativ. Kosova e ka imazhin e dëmtuar dhe kur ai begatohet me një mungesë të këtillë rryme, atëherë kemi mjerim. Reduktimet tërë ditën mund të ndodhin vetëm tek ne. Dua të besoj që tani është koha kur për shtet të bëhet, jo vetëm të flitet”, tha ai për Klan Kosova.
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së
Kurti: Ekonomia digjitale në Kosovë arrin 2 miliardë euro
Rënie e lehtë e çmimit të naftës, 1.76 euro për një litër so...